Botë

Kaliforni, helikopteri bie mbi një shtëpi, tre të vdekur

31.01.2018 16:30

Tre persona humben jetën dhe dy u plagosën kur në një helikopter u rrëzua në një shtëpi në Kaliforninë Jugore...

Helikopteri fluturoi vetëm 1.6 kilometra pas largimit nga Aeroporti “John Wayne” dhe më pas u rrëzua. Policia në Newport Beach raportoi se në helikopterin e vogël robotik "Robinson 44" në kohën e aksidentit kishte katër persona. Në mesin e të lënduarve është edhe një person që gjendej para shtëpisë.

Banorët pohojnë se goditja ishte aq e fuqishme sa në një moment menduan se bëhet fjalë për tërmet. Sipas mediave të huaja, shtëpia ishte pothuajse tërësisht e shkatërruar, duke treguar se helikopteri e kishte goditur me forcë të madhe.

Analiza e parë tregon se helikopteri papritmas humbi shpejtësinë dhe filloi të binte. Ka filluar tashmë hetimi  mbi aksidentin që përfshin Administratën Federale të Aviacionit Civil Amerikan. 

SEVDIJE OMEROVIQ