Maqedoni

Të martën ndryshimet kushtetuese në procedurë

13.07.2014 18:17

Komisioni i Kuvendi për çështje kuhsteutese i cili do të kryesohet nga kryeparlamentari Trajko Veljanovski...

Komisioni i Kuvendi për çështje kuhsteutese i cili do të kryesohet nga kryeparlamentari Trajko Veljanovski, do të shqyrtojë propozim ndryshimet e Qeverisë për ndryshimet e Kushtetutës. Më 28 qershor, kreu qeveritar informoi se propozojnë ndryshime kushtetuese në sferat ekonomike, politike dhe ligjore.
 
Kërkohet që kategori Kushtetuese të bëhet, definimi i martesës si bashkësi midis burrit dhe gruas, por edhe saktësimi i rregullave fiskale në kuadër të buxhetit edhe atë për deficitin buxhetor dhe borxhin publik.
 
Qeveria po ashtu propozon  ndryshimin e emrit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në Banka e Maqedonisë, formim të institutit Ankesë kushtetuese, ndryshim të përbërjes të Këshillit gjyqësor, ndryshim të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit gjyqësor për zgjedhje të gjykatësve, shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për gjykatësn ose kryetarin e gjykatës dhe sjellje të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit për prokurorë publikë për zgjedhje të prokurorëve publike, shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për prokurorin publik nga ana e Gjykatës Kushtetuese, krijim të Mundësisë kushtetuese për formim të zonës financiare, qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës, me qëllim të definimit të Entit shtetëror për revizion si kategori kushtetuese.
 
Procedura për miratim të ndryshimeve kushtetuese duhet të përfundojë për 3 muaj e gjysmë, gjegjësisht deri nga mesi i tetorit. Nevojën për ndryshime të Kushtetutës, Parlamenti duhet ta konfirmojë në seancën e caktuar për të mërkurën më 16 korrik dhe atë me shumicë me dy të tretat e votave.
 
Më pas ndryshimet të kthehen në Qeveri, e cila në afat prej shtatë deri dhjetë ditë duhet t’i përgadisë në projekt-amandamente, për të cilat gjatë tridhjetë ditëve të ardhshme duhet të votohet në Kuvend.
 
Sipas procedurës, pasi që ta kalojnë filtrin kuvendor, projekt-amandamentete kthehen sërish në Qeveri. Pritet që këto projekt-propozime të përgatiten deri në fund të gushtit, kur edhe pritet të jepen në diskutim publik. Të gjithë të involvuarit në periudhën e diskutimit publik do të kenë mundësi të japin propozimet e tyre me ç'rast Qeveria do të duhet që në afat prej 30 ditësh të përgadisë propozim-amandamente dhe t'i kthejë në Kuvend.
 
Për çdo propozim-amandament do të votohet në veçanti me shumicë të dy të tretës. Në qoftë se në fazën e parë nuk votohet nevoja për ndryshime kushtetuese, e gjithë procedura ndërpritet. Ndryshimet e fundit të Kushtetutës janë miratuar më 12 prill të vitit 2011. 
 
MEFAIL ISMAILI