Maqedoni

Fshati i fëmijëve – SOS: siguri dhe mbrojtje për rreth 170 mijë refugjatë

31.01.2018 16:57

Mbi 170 mijë refugjatë, kryesisht fëmijë, të cilët kanë migruar nëpër Maqedoni, kanë marrë mbështetje psiko-sociale...

Mbi 170 mijë refugjatë, kryesisht fëmijë, të cilët kanë migruar  nëpër Maqedoni, kanë marrë mbështetje psiko-sociale, u është siguruar ushqim, strehim, mjete higjienike, edukim, kujdes mjekësor dhe qasje deri te informatat nëpërmjet internetit.
 
UNICEF në bashkëpunim me Fshatin e fëmijëve SOS në Shkup, u përfshinë në mënyrë aktive në mbështetjen e  refugjatëve, sepse çdo fëmijë ka të drejtë të ndjehet i sigurt e i mbrojtur, edhe kur nuk e di se ku do ta hedhë jeta, siç është rasti i refugjatëve. 
 
“Në 752 ditët e kaluara, Fshati i fëmijëve  SOS - Maqedoni ishte i kyçur në mënyrë aktive në mbështetje të refugjatëve të cilët kanë transituar brenda vendit tonë, më saktësisht kategoria më e ndjeshme - fëmijët. Në këtë periudhë kohore kemi mbështetur mbi 170, 000 fëmijë me lloje të ndryshme shërbimesh, 25.000 prej tyre me mbështetje psiko-sociale e ndihma humanitare”,- tha Juliana Gapo nga Fshati i fëmijëve SOS. 
 
“Tani në botë e dimë që përballemi me papunësi të madhe dhe sfida të tjera sociale, kështu po absorbojnë, pra të pranojmë një numër të madh të fëmijëve të cilët janë nën rrezik social, e cila gjithashtu paraqet një sfidë të madhe”,- theksoi Benxhamin Pek – UNICEF.
 
Në qendrat transitore “Vinojug” - Gjevgjeli dhe “Tabanovc” -Kumanovë, si dhe në fshatrat Vaksincë dhe Llojan në Kumanovë, në kuadër të projektit, i cili financiarisht është mbështetur nga SOS Fshatrat e Fëmijëve, UNICEF-it dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim për ndihmë dhe mbështetje, synon fëmijët, me theks të veçantë fëmijët e vetmuar, të rinjtë, sidomos vajzat e reja, gratë shtatzëna dhe të rriturit që kanë nevojë për ndihmë mjekësore ose mbështetje tjetër.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU