Maqedoni

Rasti “Titanik”, Gjykata vendos fillimin e gjykimit, data nuk dihet

31.01.2018 18:22

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore në Shkup e pranoi më në fund aktakuzën e Prokurorisë Speciale për rastin “Titanik”...

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore në Shkup e pranoi më në fund  aktakuzën e Prokurorisë Speciale për rastin “Titanik”, që ishte edhe rasti i parë i hapur nga ekipi i Janevës para dy vitesh.

Të akuzuar në rastin “Titanik” janë gjithsej 21 persona, që akuzohen për më shumë vepra penale të lidhura me parregullsitë zgjedhore, votuesit e Pustecit, anulimin e votimit pa nevojë e të ngjashme.

Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 thonë se në mënyrë plotësuese do të njoftojnë opinionin se kur do të caktohet seanca kryesore, por konfirmojnë formimin e lëndës penale për këtë rast dhe miratimin paraprak të aktakuzës.

Në lëndën “Titanik 1” të akuzuar janë funksionarët më të lartë të VMRO-së, në lëndën “Titanik 2”, që ende gjendet për mendim në Gjykatën e Apelit, të dyshuar janë anëtarë të KShZ-së dhe gjykatës administrativë që kanë vendosur pro vendimeve të këtyre anëtarëve, ndërsa “Titanik 3” ka të bëjë me akuzat për shkatërrimin e materialit zgjedhor në komunën e Çairit.