Maqedoni
Institucionet të kenë qasje profesionale
13.07.2014 18:23
Institucionet, mediat por edhe vetë shoqëria luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e marrëdhënieve ndëretnike në vend...

Institucionet, mediat por edhe vetë shoqëria luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e marrëdhënieve ndëretnike në vend.
Analistët politik, vlerësojnë se në çfarëdo qoftë situate që të krijohet, ato duhet ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale. Albert Musliu, potencon se ka ndodhur kur edhe raste bizare janë shkaktare per te tensionuar marrëdhëniet ndëretnike.
“Eksperinca na mëson tek ne se edhe raste bizare mund ti tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike, prandaj edhe unë urova që në fillim që edhe institucionet kësaj çështje ti qasen sa në mënyrë më profesionale. Besoj se e vëreteta është ilaçi për çdo send”, shprehet analisti politik Albert Musliu.
Ndërsa profesori universitar Arsim Sinani, deklaron se në vend po ashtu ka edhe qasje të ndryshme të mediave ndaj nje dukurie apo ngjarjeje, dhe ne vend qe mediat te tregohen korrekte, ata raportojnë ndryshe njëra nga tjetra.
“Mendiat do të duhet të infomojnë korrekt, të ishin korrekte me infomacionet të cilat i nxjerrin, informacioni të jetë objektiv, jo i një anshëm”, shprehet profesori universitar Arsim Sinani.
Analistet gjithashtu jane te mendimit se kujdes dhe kultivim te marredhenieve te mira nderetnike duhet te luajne edhe portalet.
MEFAIL ISMAILI
