Ekonomi
Klima e biznesit, qeveria premton investime, biznesmenët skeptikë
31.01.2018 18:49
Nga Qeveria paralajmërojnë investime të reja në sferën e industrisë së automobilave, mjekësisë dhe ushqimit...

Qeveria po zhvillon negociata intensive me 4-5 kompani dhe pritet nënshkrimi i marrëveshjeve, madje në tre muajt e ardhshëm.
“Nga katër deri në pesë investitorë janë në fazën e negocimit, disa kontrata së shpejti do të ndodhin, disa për dy apo tre muaj, do të ketë investitorë nga industria e automobilave, mjekësisë dhe ushqimit”,- deklaroi ministrja pa resor, Zorica Apostoloska.
Por, edhe pse nga ekzekutivi thonë se negociatat po kryhen në mënyrë transparente dhe çdo investitor, vendas apo i huaj, e di paraprakisht se çfarë lloj mbështetjeje dhe në çfarë kushtesh mund të marrë, nga Oda Ekonomike thonë se qeveria ose nuk ka informacione ose nuk ka strategji.
Sipas OEM-së, ekonomia e Maqedonisë gati tre vite ka stagnuar, në vend dominon politika, ndërsa shteti nuk është as në indeksin e konkurrencës së Forumit Ekonomik Botëror.
"Po hyjmë në muajin e nëntë nga plani 3-6-9. Përsëri mund të them se ekonomia e Maqedonisë është e margjinalizuar pa strategji dhe pa një vizion se cili sektor do të jetë kyç. Ju do të pyesni pse Oda Ekonomike e Maqedonisë flet kështu kur është pjesë përbërëse e të gjitha ngjarjeve, përgjigjja është po, por kemi durim që kriza politike zgjat për një kohë të gjatë dhe anëtarët tanë janë shumë të shqetësuar",- deklaroi nënkryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Antonio Peshev.
"Në periudhën e ardhshme, ne presim rezultate për të parë nëse ka ndonjë efekt të asaj që qeveria po promovon në programin e saj. Ne nuk duam që komuniteti i biznesit të jetë logjistika e qeverisë, por të jetë partner. E kaluara ka treguar se rezultatet janë të këqija kur ne japim mbështetje pa analiza”,- u shpreh Zore Temelkovski nga Dhoma maqedonase - bullgare.
Ministri për investime, Shapuriq, klima e biznesit po përmirësohet dhe ka interes për investime. Ai siguron që rritja e parashikuar prej 3.2 për qind do të realizohet.
“Nga marsi, pas dorëzimit të llogarisë përfundimtare, të gjitha kompanitë që kanë investuar do të kenë të drejtën për fonde të caktuara. Disa simulime tregojnë se disa nga investitorët e huaj do të kenë subvencione më të mëdha se më parë, efekti përfundimtar i masave do të shihet në vitin 2019”,- theksoi ministri përgjegjës për klimën e investimeve, Zoran Shapuriq.
Komuniteti i biznesit do të shpallë pikëpamjet dhe problemet me të cilat përballen bizneset pas analizave të para të klimës së biznesit.
GAZMEND KURTISHI
