Maqedoni

Mot me diell dhe i ngrohtë

01.02.2018 09:06

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell me vranësira mesatare, në pjesët perëndimore kryesisht me vranësira...

Nëpër fushëgropa do të ketë paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë erë dobët, ndërsa në pjesët perëndimore erë jugore mesatare.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri 14 gradë.
 
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri minus dy, ndërsa e ditës deri 11 gradë.
 
Të premten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e mbrëmjes  me reshje të shiut, të cilat do të vazhdojnë edhe të shtunën. Shira më të rrëmbyeshme priten në pjesët perëndimore.
 
Në viset më të larta malore do të ketë reshje të borës. Do të jetë relativisht ngrohtë me erë të përforcuar, ndërsa në momente edhe erë të fortë jugore. Reshje të përkohshme do të ketë edhe të dielën, ndërsa të hënën do të ketë stabilizim të përkohshëm./Mia