Botë
ShBA, treni me ligjvënës republikan pëson ndeshje
01.02.2018 10:29
Treni me të cilin po udhëtonin ligjvënës republikanë, përfshirë kryesuesin e Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, Paul Ryan...

Treni me të cilin po udhëtonin ligjvënës republikanë, përfshirë kryesuesin e Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, Paul Ryan, është ndeshur me një kamion të mbeturinave në shtetin Virgjinia, me ç’rast ka humbur jetën shoferi i kamionit dhe janë plagosur gjashtë persona të tjerë.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar mbrëmë se asnjë anëtar i Kongresit nuk ishte lënduar seriozisht në këtë incident, derisa treni udhëtonte nga Uashingtoni për në Virgjinian Perëndimore, për një takim të Partisë Republikane.
Në këtë takim triditësh politik parashihen fjalime të presidentit, Donald Trump, dhe zëvendëspresidentit, Mike Pence. Zyrtarët kanë thënë se pritet se fjalimet do të mbahen me gjithë incidentin.
