Botë

Protesta në Stamboll kundër rastit “Monstra”

13.07.2014 18:30

Shqiptarët që jetojn dhe veprojnë në Stamboll kanë shpalosur flamurin gjigant kombëtar në shenjë përkrahje të vëllezërve në Shkup...

Shqiptarët që jetojn dhe veprojnë në Stamboll kanë shpalosur flamurin gjigant kombëtar në shenjë përkrahje të vëllezërve në Shkup. Në sheshin Taksim të Stambollit, ata kanë protestuar nga Parku “Gazi”, në mënyrë paqësore dhe janë ndalur para Konsullatës maqedonase.

Flamuj të UÇK-së, parulla "Jemi një" Shkupi jemi me ty”, “Shkupi nuk është vet”, u panë në duar të protestuesve të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre kundër rastit të montuar dhe skandaloz “Monstra” nga gjykata maqedonase.

Gjatë protestës është përcjell mesazh ministers së Punëve të Brendshme , Gordana Jankullovskës se shqiptarët nuk janë terrorist,  si dhe është bërë thirrje që  njerëzit e pafajshëm të dalin prej burgut sa më shpejtë.

RINA TURKESHI-SAHITI