Maqedoni

Në një aksident trafiku afër Radovishit pesëmbëdhjetë të lënduar

01.02.2018 11:03

Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar mbrëmë në një aksident që ka ndodh në rrugën Strumicë-Radovish...

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19 dhe në të kanë marrë pjesë shtatë automjete - gjashtë automobila dhe një kamion.
 
Ngjarjen e kanë konfirmuar edhe nga SPB Strumicë, prej ku informuan se ka pasur shumë të lënduar, por vetëm dy janë dërguar në spitalin e Strumicës.
 
Sipas doktor Goshko Goshev, shef i Repartit kirurgjikal pranë spitalit, tek ata janë sjellë dy udhëtarë. Njëri është ndaluar në egzaminim të mëtutjeshëm dhe përcjellje të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa i dyti pas ndihmës së dhënë është lëshuar në shtëpi.
 
Nga policia e Strumicës më shumë hollësi për aksidentin paralajmërojnë për më vonë./Mia