Botë
Japoni, zjarr në azilin për të moshuar, 11 të vdekur
01.02.2018 12:00
Një zjarr në një shtëpi të moshuarish i ka marrë jetën të paktën 11 personave...

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sapporo, në ishullin japonez të Hokaidos, në Japoni.
Viktimat janë tre gra dhe tetë burra të moshuar, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur ende.
Nga flakët shpëtuan vetëm pesë persona, ndërsa të tjerët patën fund fatal.
Policia po përpiqet të identifikojë 11 viktimat, të cilët jetonin prej disa vitesh në shtëpinë e të moshuarve.
