Maqedoni

MPB, një person u plagos mbrëmë në Çair

01.02.2018 12:19

Personi me iniciale A. T., dje në orën 15:15 minuta është plagosur me armë zjarri në Çair të Shkupit, pasi është sulmuar nga dy persona...

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se njëri ndër sulmuesit me një objekt të fortë e ka goditur 41 vjeçarin në shpinë, ndërsa sulmuesi tjetër me armë zjarri ka gjuajtur disa plumba në pjesën e poshtme të trupit të tij.

Sulmuesit menjëherë e kanë  braktisur vendin e ngjarjes që ka ndodhur në udhëkryqin e rrugëve "Nikolla Maleshevski" dhe "Bllagoja Paroviq". A. T. me automjet është transferuar në Klinikën për Sëmundje Kirurgjikale "Shën Naumi i Ohrit", ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

"Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, A. T. me automjet të ndihmës së shpejtë është transferuar në Qendrën Klinike "Nënë Tereza". Ekipi hetimor nga SPB Shkup ka kryer ekspertizë dhe punohet në ndriçimin e plotë të rastit",- informon MPB.