Maqedoni

Natasha Kandiq dhe Fondi për të Drejtën Humanitare, nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

01.02.2018 12:39

Themeluesja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Natasha Kandiqin, dhe Fondi për të Drejtën Humanitare, janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2018...

Nominimi është bërë dje nga kryesuesi i Komisionit të Helsinkit në ShBA, senatori Roger Wicker, dhe anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të ShBA-ve, Eliot Engel.

“Zonja Kandiq e ka themeluar Fondin për të Drejtën Humanitare në Beograd, në vitin 1992, për t’i dokumentuar shkeljet tejet të rënda të të drejtave të njeriut të kryera gjatë konflikteve lidhur me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë”,- kanë shkruar në arsyetimin e tyre të dy ligjvënësit amerikanë.

Më tutje ata kanë theksuar se “pas 25 vitesh, Fondi për të Drejtën Humanitare vazhdon të luftojë për drejtësi për viktimat e krimeve të luftës dhe për ta kundërshtuar nacionalizmin ekstrem dhe raportet e tensionuara etnike, që mbeten në Ballkanin perëndimor”.