Maqedoni

Nimic takime me kreun shtetëror dhe liderët politikë

01.02.2018 13:00

Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin për emrin, Methju Nimic, prej dje po qëndron për vizitë në Shkup...

Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin për emrin, Methju Nimic, prej dje po qëndron për vizitë në Shkup, ndërsa takimet me kreun shtetëror dhe liderët politikë i filloi sot me takimin e realizuar me presidentin, Gjorge Ivanov, në vilën "Vodno".

Pas bisedave me Ivanovin, ndërmjetësi Nimic udhëtoi drejt qeverisë për takim me kryeministrin, Zoran Zaev. Më pas ai do të takojë edhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe me kryetarët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmetin dhe Hristian Mickovskin.

Deklarata zyrtare për vizitën dhe efektet nga bisedat në Shkup, ndërmjetësuesi Nimic, sipas paralajmërimeve të Ministrisë së Jashtme, do të japë pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Nimic në Maqedoni arriti nga Athina, ndërsa shkurt porositi se "pas Athinës pret biseda të mira edhe në Shkup".

"Kemi realizuar takime të mira në Athinë. Shpresoj se do të kemi takime të mira edhe këtu. U gëzohem takimeve me Qeverinë dhe me liderët tjerë",- deklaroi ndërmjetësuesi Nimic pas arritjes në Shkup.