Maqedoni
Ministri Saliji, priti komesarin për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Nils Muiznieks
01.02.2018 14:08
Ministrit I drejtësisë, Bilen Saliji priti sot komesarin për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Nils Muiznieks....
Ministri Saliji falemenderoi z.Muizinieks për vizitën, dhe gadishmërinë për ndihmë të vazhdueshme që Këshilli I Evropës I jep Republikës së Maqedonisë.
Komesari Muiznieks shprehu interesim të veçantë në lidhje me Krijimin e një mekanizmi të pavarur të mbikqyrjes policore, si dhe për ligjin për amnisti.
Temë diskutimi gjthashtu ishte edhe procesi I lustrimit dhe ekzekutimi I aktgjykimeve të gjykatave evropiane për të drejtat e njeriut.
Saliji siguroi komesarin Muiznieks, se Ministria e Drejtësisë, është e hapur për çdo bashkëpunim dhe se është e gatshme për të punuar në drejtim të përmirësimit të kushteve për tu harmonizuar me rekomandimet që vijnë nga këshilli I Evropës.
Komesari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Nils Muiznieks, ëhstë takuar paraditen e sotme edhe me ministren e arsimit, Renata Deskovska, si dhe gjatë ditës do të takohet edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe deputetët e etnitetit rom në kuvendi e Maqedonisë.
