Maqedoni

Taravari: Shitën tokën ndërtimore me çmime qesharake

01.02.2018 15:03

Kreu i Gostivarit, Arben Taravari, ka vazhduar akuzat ndaj paraardhësit të tij të cilin e ka akuzuar për shitje me çmime qesharake....

Kreu i Gostivarit, Arben Taravari, ka vazhduar akuzat ndaj paraardhësit të tij të cilin e ka akuzuar për shitje me çmime qesharake të tokës ndërtimore në pronësi të komunën, që gjendet në zonën industriale në dalje të Gostivarit.
 
Taravari po ashtu theksoi se gjysmën e projekteve për ndërtesat kolektive banesore i kanë përgatitur vetëm tri shtëpi projektuese, edhe pse në Gostivar ka më shumë të tilla që i plotësojnë kushtet. 
 
“Për 3,50 euro (211 denarë) për metër katrorë tokë ndërtimore, miku i shefit të kabinetit të ish-kryetarit, Nevzat Bejta, është bërë pronar i tokës ndërtimore me sipërfaqe 7559 m2. Për 500 denarë për metër katrorë, një person po ashtu i afërt me ish-kryetarin e komunës së Gostivarit, është bërë pronar i tokës ndërtimore me sipërfaqe 2.178m2. Për 550 denarë për metër katrorë, person po ashtu i afërt me ish-kryetarin e komunës së Gostivarit, është bërë pronar i tokës ndërtimore me sipërfaqe 1.940m2. Ndërsa me çmim prej 1.600 denarë për metër katrorë, që po ashtu është çmim më pak se gjysma e çmimit real për këtë zonë, është shitur edhe një parcelë me sipërfaqe 3.533m2”,- deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.