Botë
Bolivi, përmbytjet rrezikojnë 120 mijë njerëz. Australi, stuhia rrëzon pemët, shumë banorë pa energji
01.02.2018 16:06
Shirat e rrëmbyeshëm në zonën pranë kufirit të Bolivisë me Argjentinën kanë shkaktuar përmbytje të mëdha....

196 milimetra shi ka rënë në këtë zonë, një sasi e jashtëzakonshme kjo për stinën. Dalja nga shtrati e lumenjve I gjeti të papërgatitur banorët e zonës dhe autoritetet lokale të cilat po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar njerëzit dhe bagëtitë. 120 mijë njerëz janë prekur nga situata e rëndë. 40 shtëpi janë shkatërruar tërësisht nga uji.
Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë pa pushim në 24 orët e fundit ka shkaktuar probleme të shumta edhe në Australi. Në qytetin Broom, kanë rënë 440 milimetra shi dhe era arriti shpejtësinë prej 106 km në orë. 400 shtëpi janë aktualisht pa energji elektrike për shkak të pemëve që kanë rënë mbi telat elektrikë si pasojë e erës së fortë. Pas dy cikloneve në 4 javët e fundit, rajoni është në një gjendje katastrofike dhe nuk po arrin të rimëkëmbet.
SEVDIE OMEROVIQ
