Botë
Marok, zbardhen palmat, bie borë pas 50 vitesh
01.02.2018 16:24
Për herë të parë pas 50 vitesh banorët në jug të Marokut iu gëzuan reshjeve të borës që zbardhën palmat e shumta...

Bora që ra në qytetin Zagora është pasojë e valës së të ftohtit të pazakontë që ka përfshirë vendin ditët e fundit. Trashësia e borës në zonë arriti në 8 centimetra.
Në fillim të janarit, borë ra edhe në shkretëtirën e Saharasë, si pasojë e valës së ftohtë që goditi qytetin Ain Sefa, duke ulur temperaturat deri në minus 10 gradë.
