Maqedoni

DAP: Paraqitja e të ardhurave shtesë, deri më 15 maj

01.02.2018 16:37

Deri më 15 mars, qytetarët të cilët në vitin 2017 kanë realizuar të ardhura shtesë, në vend dhe jashtë vendit, duhet të njëjtat t’i paraqesin në DAP...

Duhet të paraqiten të ardhurat e realizuara në bazë të çmimeve, bonuseve dhe kompensimeve tjera nga marrëdhënia e punës, të drejta autoriale dhe të drejta nga pronësia industriale, pjesëmarrje në përfitime nga huat e dhëna personave fizikë dhe juridikë.
 
Gjithashtu edhe përfitime nga lojërat e fatit në vlerë më të lartë se 5.000 denarë sipas fitimit individual. Nga DAP-i thonë se obligues për pagesë të TVSh-së do te jenë vetëm ata persona fizikë të cilët kryejnë veprimtari ekonomike në kontinuitet.
 
“Rrogat pa marrë parasysh lartësinë, nuk tatimohen me TVSh. Gjithashtu rrogat nuk merren parasysh gjatë përllogaritjes së fitimit të përgjithshëm për qëllime të regjistrimit për TVSh-në. Detyrimi i përfshin personat fizikë të cilët individualisht kryejnë veprimtari ekonomike, gjegjësisht kryejnë veprimtari për shërbime dhe stoqe edhe atë në vazhdimësi, që e kalojnë pragun prej 1 milion denarë në nivel vjetor. Personat fizikë të cilët huazojnë objekte për banim, nuk kanë detyrim për pagesë të TVSh-së. Gjithashtu shërbime të caktuara të cilat kryhen përmes subjekteve të huaja, p.sh. shërbime programore, nuk kanë detyrim për pagesë të TVSh-së”,- deklaroi drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.
 
Formulari për paraqitjen e të ardhurave vjetore mund të merret nga ueb faqja e DAP-it dhe të dorëzohet personalisht nga qytetarët në sportelet e DAP-it, përmes postës ose në mënyrë elektronike. Për ata që nuk do t’i paraqesin të ardhurat vjetore tatimore janë paraparë gjoba nga 500 deri në 1000 euro.
 
BELINDA KOKA-ADEMI