Maqedoni
Shtohen sulmet kibernetike, Maqedonia me ligj për mbrojtjen e sistemeve
01.02.2018 16:53
Sulmet kibernetike në Maqedoni janë gjithnjë e më të shpeshta, e për t’u përballur me to Maqedonia...

Sulmet kibernetike në Maqedoni janë gjithnjë e më të shpeshta, e për t’u përballur me to Maqedonia do të sjellë ligj të ri për sigurim të nivelit të lartë të mbrojtjes së rrjeteve dhe sistemeve informatike në përputhshmëri me standardet evropiane.
Qeveria është e vetëdijshme se problemi me sulmet kibernetike nuk është çështje që mund të zgjidhet vetëm nga një sektor, por duhet bashkëpunim me të gjitha institucionet me qëllim të forcimit të sigurisë kibernetike në vend.
“Sulmet e suksesshme kibernetike bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të rrezikshme, ndërsa sulmuesit janë gjithnjë e më të vendosur dhe më të sofistikuar. Kanë kaluar ditët kur mbrojtja kibernetike trajtohej si problem i IT-së, ndërsa mbrojtja e të dhënave vendosej në vendin e fundit”,- deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.
“Kërcënimet në sigurinë informatike mund t’i dëmtojnë fitimet që kemi nga sektori i IT-së dhe për atë që në mënyrë të plotë të fitojmë të mirat e IT-së, është e rëndësishme që t’i kuptojmë rreziqet, si dhe mënyrat se si të përballemi me to”,- u shpreh drejtori i zyrës së BB-së në Maqedoni, Marko Monovaneli.
ERSAN PAJAZITI
