Maqedoni
Duraku: të gjitha deponitë e egra do të mbyllen
01.02.2018 17:42
Ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku, premton mbylljen e të gjitha deponive të egra që janë ndër ndotësit e mëdhenj të ajrit...

Duraku konsideron se deponia “Drisla” në Shkup është ndër deponitë me kushtet më të mira krahasuar me deponitë e tjera dhe aktualisht i është dhënë një koncesioneri nga i cili kërkohet plotësimi i kushteve për funksionimin e saj.
“Ministria e Ambientit Jetësor është duke punuar me një dinamikë shumë të madhe që ne të fillojmë dhe të realizojmë projekte për mbyllje e deponive të egra. Me deponitë e egra kemi probleme në tërë territorin e Maqedonisë, kurse Drislla është njëra prej më të avancuarave nga deponitë tjera. Deponia “Drislla” është e dhënë me koncesion, është duke u punuar, është duke u rregulluar çështja e deponisë dhe mendoj se për një kohë shumë të shkurtë, koncesioneri së bashkë më Qytetin e Shkupit këtë çështje dhe këtë problematikë do vendosë në binarët e duhur”,- deklaroi ministri i Ambientit Jetësor, Sadulla Duraku.
