Maqedoni
Vazhdon gjykimi për "Dhunë në Qendër"
02.02.2018 10:53
Në Gjykatën penale filloi seanca e re për lëndën e PSP-së "Dhunë në Qendër"...

Në seancën gjyqësore janë të pranishëm edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangelova, të cilët janë midis 12 të akuzuarve në këtë lëndë.
Në seancat paraprake gjyqësore, fajin për ngjarjet para komunës Qendër në qershor të vitit 2013 e pranuan i akuzuari i katërt Tomislav Lazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënime me kusht.
Të akuzuarit në lëndën "Dhunë në Qendër" akuzohen për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.
Sipas orarit të ri të gjykatësve, lëndën do ta gjykojë, gjykatësi Dushan Josifov. Paraprakisht "Dhunë në Qendër" ishte te gjykatësja Tatajana Mihajllova, e cila nga ky muaj gjykon në Gjykatën për kundërvajtje në Parkun e Qytetit në Shkup./Mia
