Maqedoni

Diskutim për ndryshime në ligjet e gjyqësorit

02.02.2018 12:19

Diskutim publik rreth propozim ndryshimeve të Ligjit për gjykatat dhe Ligjit për këshill gjyqësor të Republikës së Maqedonisë...

Diskutim publik rreth propozim ndryshimeve të Ligjit për gjykatat dhe Ligjit për këshill gjyqësor të Republikës së Maqedonisë do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Shoqatës së Gjykatësve të RM-së dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Diskutimi publik, siç thonë organizatorët, është drejtuar ndaj disa pikave të cilat janë të domosdoshme për zgjidhjen e çështjeve sistemore lidhur me gjyqësinë, siç janë roli, kompetencat dhe llogaridhënia, avancimi, disiplina dhe mbikëqyrja e punës së gjykatësve nga ana e Këshillit Gjyqësor.

Në debat është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e praktikuesve dhe ekspertëve vendorë, të cilët kanë për qëllim të identifikojnë shembuj të praktikave të mira dhe t'i diskutojnë propozim ndryshimet ligjore.