Botë

Vret veten djali i Fidel Castros

02.02.2018 12:30

Vret veten djali i Fidel Castros. Fidel Ángel Castro Diaz-Balart, 68-vjeçar, i biri i ish-udhëheqësit të Kubës, u gjet mëngjesin e djeshëm i pajete...

Ai thuhet se ka vuajtur nga depresioni dhe në kushte të tilla i ka dhënë fund jetës. “Fidel Castro Diaz-Balart, i cili ishte trajtuar nga një grup mjekësh për disa muaj për shkak të depresionit të thellë, i dha fund jetës”,- raportoi gazeta zyrtare e Kubës, “Granma”.
 
Televizioni shtetëror tha se ai kishte marrë trajtim mjekësor si një ambulator në muajt e fundit, pas një qëndrimi në spital. Në kohën e vdekjes së tij, ai ishte këshilltar shkencor për Këshillin e shtetit kuban dhe ai shërbeu si nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Kubës.
 
Drejtoi programin bërthamor të ishullit nga 1980 në 1992, përpara se të pezullohej pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik. Babai i tij, Fidel Castro, figurë revolucionare dhe një nga udhëheqësit politikë më të gjatë në botë, vdiq dy vite më parë.