Botë
Putini mirëpret Netanyahun në Moskë
02.02.2018 12:45
Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet sot në Moskë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu....

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet sot në Moskë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të biseduar për çështje të ndryshme, duke përfshirë konfliktin sirian dhe prezencën e Iranit në këtë shtet.
Putin dhe Netanyahu pritet të diskutojnë për mënyrat se si të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve në tregti, ekonomi, kulturë dhe sferën humanitare, si dhe “shtyrjen e çështjeve ndërkombëtare dhe rajonale”, duke përfshirë procesin e paqes në mes të izraelitëve dhe palestinezëve dhe situatën në Siri, ka njoftuar Kremlini.
Kryeministri izraelit ka thënë se ai planifikon të diskutojë “zhvillime të ndryshme rajonale, rritjen e koordinimit në mes të forcave ushtarake të Rusisë dhe (Izraelit) Sirisë dhe një seri të çështjeve të tjera të cilat janë shumë të rëndësishme për sigurinë e Izraelit”. Netanyahu do të shoqërohet në këto bisedimeve nga ministri izraelit me prejardhje ukrainase, i cili është përgjegjës për mbrojtje të ambientit, Zeev Elkin, ka njoftuar gazeta izraelite, “Haaretz”.
Moska ka marrëdhënie të mira me Izraelin dhe rivalët e tij në rajon, Sirinë dhe Iranin. Rusia së bashku me Iranin, i kanë dhënë mbështetje vendimtare qeverisë së presidentit sirian, Bashar- al-Assad, në luftën civile afro shtatëvjeçare.
