Botë

Koreja e Veriut dërgon një delegacion për bashkëpunim në Moskë

02.02.2018 13:50

Një delegacion i Koresë së Veriut është nisur drejt Moskës për bisedime mbi një bashkëpunim reciprok...

Një delegacion i Koresë së Veriut është nisur drejt Moskës për bisedime mbi një bashkëpunim reciprok, ka deklaruar Ambasada ruse në Korenë e Veriut.
 
“Delegacioni fluturoi për në Moskë për konsultime me Ministrinë e Jashtme ruse mbi çështjet vitale të bashkëpunimit dypalësh”,- shkroi ambasada në faqen e saj në Facebook.
 
Palët planifikojnë të diskutojnë evente të përbashkëta që do të zhvillohen për 70 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, sipas Agjencisë ruse të lajmeve Tass.
 
Pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara mbi regjimin e Kim Jong-un, autobotet rusë thuhet se vazhdojnë t’i furnizojnë me karburant, shkruan Independent.
 
SEVDIJE OMEROVIQ