Maqedoni
Ahmeti: Referendumi, mund të komplikojë procesin
02.02.2018 15:08
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar eurodeputetët Viktor Bostinaru dhe Tanja Fajon...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar eurodeputetët Viktor Bostinaru dhe Tanja Fajon, nënkryetar të grupit socialdemokrat në parlamentin europian, si dhe Tonino Picula, raportues në hije për Maqedoninë në Parlamentin Europian.
Grupi socialdemokratik në parlamentin evropian është shprehur në përkrahje të plotë të agjendës së shumicës parlamentare dhe qeverisë reformuese duke u vënë tërësisht në dispozicion për ta ndihmuar Maqedoninë dhe rajonin.
Ahmeti mirëpriti gatishmërinë e eurodeputetëve dhe potencoi se muajt e ardhshëm janë vendimtarë, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin.
Lideri I BDI-së, siguroi mysafirët që guximi nuk do të mungojë dhe përsëriti që zgjidhja arrihet më së shpejti me ratifikim të marrëveshjes së arritur për emrin në parlament, ndërsa referendumi eventual mund ta komplikojë procesin.
Kompromisi për kontestin e emrit duhet të arrihet tani duke respektuar veçoritë e palëve dhe duke menduar për të ardhmën e përbashkët në familjen Euroatlantike.
Ahmeti siguroi mysafirët që zbatimi i reformave sistemore në vend nuk do të ndalet dhe shprehu bindjen që edhe opozita do të merr pjesë në këtë proces për të morën e qytetarëve.
