Botë
Brigjet libiane, më shumë se 90 emigrantë dyshohet të jenë mbytur
02.02.2018 15:48
Më shumë se 90 emigrantë dyshohet të jenë mbytur pas përmbysjes së një varke të papërshtatshme për lundrim...

Më shumë se 90 emigrantë dyshohet të jenë mbytur pas përmbysjes së një varke të papërshtatshme për lundrim, pak pasi ishte nisur nga brigjet libiane.
Lajmi njoftohet nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Emigracionin, ndërsa tre të mbijetuar kanë thënë se shumica e personave të mbytur ishin shtetas pakistanezë.
“10 trupa raportohen të kenë dalë në bregdetin libian”,- shkruan më tej në deklaratën e saj Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit.
Një zëdhënës tha se pakistanezët po përpiqen gjithnjë e më shpesh të kalojnë ujërat e Mesdheut për të mbërritur në Itali.
SEVDIJE OMEROVIQ
