Maqedoni

Fëmijët jetimë kanë nevojë për ndihmë

13.07.2014 19:23

Ndarja e prindërve u bë shkas që 4 fëmijët të mbeten në rrugë. Seminia, Sevdija, Bexhetja dhe Zumeri..

Ndarja e prindërve u bë shkas që 4 fëmijët të mbeten  në rrugë. Seminia, Sevdija, Bexhetja dhe Zumeri gati 10 viteve përballen me shumë probleme. Ata shikohen me sy tjetër nga qytetarët, përbuzen, përqeshen dhe keqtrajtohen edhe pse ata kanë më pak faj se cdokush.  
 
Motra më e madhe Seminja 26 vjecare prej në 16 vjet ka punuar si bukëpjekëse, shitëse dhe si pastruese për të siguaruar bukën dhe qeran për motrat dhe vëllaun. Shpesh ka ndodhur që njerëzit dhe punëdhësit të shkelin mundin e tyre vetëm e vetëm kur kuptojnë situatën në të cilën jetojnë. Kjo gjendje po I cmend fëmijët. Në vend që ata ti ndihmojnë dhe t’ua zbusin hallin njerëzit e pandërgjegjshëm  ua shtojnë brengat.
 
“Ku do të shkojmë ku do të shkojmë, kërkonim prej 5 të mëngjesit deri në 10 të mbrëmjes kërkonim shtëpi. Njerëzit luanin me ne, nuk na jepnin thonin tre motra, pa prind cka nuk ka zinin,nuk na jepte askush shtëpi. E gjetëm një shtëpi të një maqedonase, shtëpin e kishte ajo, si të them, dhomat ishin, posht kulm dhe mure nuk kishte, mirë tham, do ta rregullojmë, një shoqe kishte një dajë tha do ta sjell dajën tim tu ndihmoj dhe do tua rregulloj dhe do tua mbyll. E rregulluam atë për tre ditë kur deshim të hym ajo na trembi, burri im është pijanicë, do të vij natën tu tremb dhe pasi ja rregulluam shtëpin na nxorri”, shprehet Semine Aliu.
 
Tre muajt e fundit Seminia nuk punon gjë që ka bërë që të mos sigurojnë para për bukë dhe qera.
 
“Vinte koha e iftarit, tërrë ditën duke agjëruar, në iftar nuk kishim cka të hamë, dilnim jasht dhe shihnim kojshit si i vendosnin tavolinat dhe hanin bukë jasht, erdhi gazda prej italie ma kërkon qeranë, qera nuk isha, nisa të qaj dhe i thash se kështu kështu e kam punën nuk kemi për tët dhënë, mirë më tha kryesorja ju të jeni shëndosh, ajo fjalë nuk e di si më ka ardh, ndoshta këtë fjalë nuk e kam dëgjuar prej babës tim këtë fjalë e kam dëgjur prej njeriu të huaj, tha jut ë jeni shëndosh kur ti bëni të mi jepni”, shprehet Semine Aliu.
 
Ata kanë nevoj për përkrahje, një fjalë e mirë u jep shpresë për jetë dhe i bën të fortë. Gjatë viteve të fundit janë demoralizuar nga gjithëcka prandaj le tu bëjm me dije se të gjithë sjemi të tillë dhe se kemi kujdes për jetimët, le të na shkoj në mendje thënja se të përgëthelësh një jetim fiton sevape e jo më ti ndihmosh ato.
 
RINA TURKESHI-SAHITI