Maqedoni

Osmani shpreh optimizëm për zgjidhjen e kontestit me emrin

02.02.2018 16:52

Ekziston optimizëm i arsyeshëm se në vitin 2018 do të tejkalohet problemi që Greqia e ka me emrin kushtetues të Maqedonisë...

Ekziston optimizëm i arsyeshëm se në vitin 2018 do të tejkalohet problemi që Greqia e ka me emrin kushtetues të Maqedonisë, ka deklaruar nga Struga zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.
 
Jemi të vetëdijshëm për rrethanat dhe mundësitë që i ofron viti 2018, ka shtuar Osmani.
 
“Jemi optimistë se yjet janë vendosur ashtu që vetëm viti 2018 jep mundësi për depërtim konkret. Veç më viti 2019 do të jetë vit i humbur për shkak të kësaj që ka zgjedhje në BE për Parlamentin Evropian dhe nuk mund të pritet që shtetet evropiane të fokusohen në Ballkan. Krahas kësaj zgjedhje, ka edhe në Greqi dhe te ne. Duhet të jemi të sinqertë para qytetarëve dhe t'u themi se nëse e lëshojmë këtë shans në dhjetë vitet e ardhshme nuk do të mund të gjejmë zgjidhje”,- deklaroi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.
 
Meqë çështja e emrit është e ndjeshme për të dyja palët, duhet të lihen emocionet anash dhe të kontribuohet në zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët, duke ruajtur dinjitetin e të dyja shteteve, ndërkaq përgjegjësia jonë si politikanë është që ta garantojmë ardhmërinë e shtetit dhe të gjeneratave që vijnë, tha Osmani.
 
“Zgjidhje e qëndrueshme mund të jetë vetëm kjo që është e pranueshme për të dy shtetet dhe për këtë janë këto negociata, për këtë janë këto kompromise. Nimic dha propozim, ne ndërtojmë konsensus shtetëror për qëndrim si përgjigje të propozimit”,- tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.
Këto komente zëvendëskryeministri Osmani i bëri në Strugë ku u shqyrtua plani master i fondeve IPA.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU