Aparaturë 3D në klinikën e gjinekologjisë
Aplikimi i teknologjisë 3D, mundëson më shumë precizitet në rastet e komplikuara dhe fotografi më të pastër gjatë intervenimeve…
![](https://al.mrt.com.mk/sites/default/files/3D%20Gjinekologji%202.jpg)
Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup, për herë të parë sot ka filluar me aplikimin e teknologjisë bashkëkohore laparoskopike 3D, që paraqet standard për diagnostifikimin dhe zgjidhjen e problemeve më të rënda gjinekologjike.
Aplikimi i teknologjisë 3D, mundëson më shumë precizitet në rastet e komplikuara dhe fotografi më të pastër gjatë intervenimeve. Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri është e para që posedon 3D teknologjinë për laparaskopi në vend.
“Me krenari të veçantë mund të them se Klinika fillon me aplikimin e teknologjisë më të re 3D në kirurgjinë laparaskopike, e cila paraqet një standard të artë në zgjidhjen e problemeve më të rënda gjinekologjike te femrat”, deklaroi drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri, Marija Haxhi Lega.
Në bashkëpunim me mjek nga Sllovenia, janë realizuar edhe intervenimet e para. Kjo aparaturë në Slloveni është në funksion prej tre viteve.
“Tani më veç kemi bërë një operacion me këtë teknikë 3D, që është një hap i rëndësishëm, që mundëson operime të rënda dhe më përparimtare, 3D mundëson thellësinë e shikimit dhe operacionit, e cila mund më shpejt të bëhet dhe të mësohet dhe këtu në Klinikë kishte një ekip të mirë për këtë”, theksoi mjeku nga Sllovenia, Leon Megliq.
Laparaskopia 3D, është siguruar nga buxheti i Klinikës dhe kushton rreth 4.5 milionë denarë. (Florije Kamberi, TVM2)
(FOTO: mia.mk)