Maqedoni

Spasovski: të evitohet keqpërdorimi i përgjimeve. Selmani: suksesi i ligjeve varet nga sanksionet. Nacev: organet lehtë mund t’i keqpërdorin të dhënat

02.02.2018 18:49

Propozim - ligji për formimin e Agjencisë Teknike Operative, i cili do të jetë ndërmjetësues mes përdoruesve zyrtarë dhe operatorëve...

Propozim - ligji për formimin e Agjencisë Teknike Operative, i cili do të jetë ndërmjetësues mes përdoruesve zyrtarë dhe operatorëve në procesin e përgjimeve, si dhe Propozim-ligji për Ndjekjen e Komunikimeve, kanë për qëllim eliminimin e të gjitha mundësive për keqpërdorime në të ardhmen, deklaroi ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në debatit publik të Komisionit Kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri.
 
Ligjet synojnë krijimin e një sistemi i cili nuk do të varet nga asnjë individ, anëtar i një partie politike, apo eksperti i cili do të drejtojë institucionet.
 
“Duhet të kemi kontroll të shtuar dhe mbikëqyrje në instanca më të larta. Sipas ligjit, të drejtë për mbikëqyrje të punës së ATO-së do të kenë: Kuvendi, Drejtoria për Sigurimin e informacioneve të klasifikuara, Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Avokati i Popullit dhe Këshilli për Kontroll Qytetar”,- tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
 
Sipas profesorit universitar, Bashkim Selmanit, suksesi i çdo ligji është i rëndësishëm në aspektin e politikës së sanksionimit. 
 
“Secili ligj është i suksesshëm, aq sa është i suksesshëm edhe politika e sanksionimit, nëse ligji nuk përmban elemente të sakta për sanksionim, atëherë ai ligj është i pasuksesshëm. Për ne është e rëndësishme që të dimë se a po përgjohet ende në RM dhe a do të parashikohet info bazë në këtë ligj ku drejtpërdrejt do të kenë qasje qytetarët që të marrin informacione dhe të japin ndihmë”,- deklaroi profesori universitar, Bashkim Selmani.
 
Nga Qendra për Kërkime thonë se gjejnë mungesë në Ligjin tek meta të dhënat, ku shumë lehtë mund të keqpërdoren nga organet kompetente të cilën i ndjekin komunikimet.
 
“Ata mund të kërkojnë me ta të dhënat drejtpërdrejt nga operatorët dhe çfarë është edhe më e tmerrshme, ka të bëjë me privatësinë e qytetarëve pa njoftim ose urdhër nga një prokuror publik”,- u shpreh Aleksandar Nacev nga Instituti për Kërkime.
 
Drejtori i ATO-s, i cili sipas ligjit duhet të jetë një ekspert, do të zgjidhet nga kuvendi. Me këtë, sektori joqeveritar pretendon se lihet hapësirë që agjencia të bie drejtpërdrejt nën ndikimin e qeverisë.
 
Sipas tyre, ligji është i shpejtuar dhe nuk ka të dhëna se sa Agjencia Teknike Operative do t'i kushtojë shtetit.
 
GAZMEND KURTISHI