Maqedoni
Regjistrohen dy tërmete
02.02.2018 19:20
Kryeqendra e vendit është goditur sot nga dy tërmete me intensitet më të dobët...

Një tërmet është regjistruar në orët e mëngjesit, përkatësisht në 8:03 minuta, me fuqi prej 2,6 ballësh, sipas Rihterit.
Po ashtu lëkundje janë regjistruar edhe në orët e pasdites me fuqi prej 2,5 shkallë, sipas Rihterit.
Sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike, epiqendra e tërmeteve ka qenë në Sopishtë, afër Shkupit.
