Botë

Francë, përplasen dy helikopterë ushtarakë, pesë të vdekur

02.02.2018 19:53

Të paktën pesë persona e kanë humbur jetën nga përplasja mes dy helikopterëve që i përkisnin ushtrisë franceze...

Policia franceze ka bërë të ditur që helikopterët e llojit “Gazelle” janë rrëzuar në një zonë pyjore në mes të qyteteve të vogla të Cabasse dhe Carces, në veri të Sain Tropes.
 
Nga raportimet paraprake të mediave franceze thuhet se helikopterët kanë qenë në fluturim trajnues në momentin që janë përplasur me njëri–tjetrin.
 
Helikopterët i përkisnin një shkolle pilotimi të quajtur “Ealat”, e cila merret me trajnimin e pilotëve për ushtrinë.
 
Mediat lokale kanë raportuar se kanë filluar kërkimet dhe operacionet e shpëtimit për gjetjen e edhe një personi i cili raportohet se ishte në bord, edhe pse sipas konfirmimeve, në bord kanë qenë vetëm pesë persona.
 
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin.
 
SEVDIJE OMEROVIQ