Bisedime për zgjidhjen e kontestit, gjasat reale për zgjidhje dukshëm janë rritur
Procesi për zgjidhjen e çështjes së emrit po merr nje dinamike...

Procesi për zgjidhjen e çështjes së emrit po merr nje dinamike, duke u rritur njëkohësisht edhe optimizmi se zgjidhje per kontestin do te gjendet.
Kjo u deshmua edhe javen qe lam pas nga takimet e njepasnjeshme me eliten politike greke dhe ate te Maqedonise me mediatorin Metju Nimic.
Nga takimet e zyrtarëve mes Maqedonisë dhe Greqisë u pohua për një hap të rëndësishëm përpara, gjë që ka munguar në të kaluarën , thote per TVM2 analisti politik, Petar Arsovski . Për rëndësinë e zgjidhjes së kontestit Arsovski numëron këto arsye.
“E para bashkësia ndërkombëtare ka interes të fortë që ky rajon të bëhet pjesë e strukturave euroatlantike, e dyta, procesi është ngritur në nivel të ministrive dhe poashtu kryeminsitrat janë përfshirë që është sinjal i mirë sepse këta persona tash edhe mund të prononcohen derisa deri më herët mandatarët në negociata kishin të drejtë vetëm të përcjellin mesazhet dhe e treta, rreth përmbajtjes së mundësisë së zgjidhjes po afrohen qëndrimet. Greqia është tërhequr nga pozicioni se, fjala Maqedoni nuk mund të paraqitet në propozime ndërsa ne kemi pranuar një pozicion se ndonjë referencë do të ketë” – tha analisti politik, Petar Arsovski.
Ndërkaq për projekt - marrëveshjen të cilën ministri grek Kocias tha se Greqia do t’ia dorëzojë Maqedonisë nga mesi shkurtit, Arsovski tha se ajo është ofertë por jo një qëndrim zyrtar grek.
“Greqia njëjtë si Maqedonia në këtë proces që dinamizohet ofron mundësi për zgjidhje që ju konvenojnë atyre por që nuk nënkupton se na konvenojnë edhe neve, apo edhe të bëhet qëndrim zyrtar i Greqisë. Është mirë që ka dialog, në nivel ministrash dhe kryeminsitrash por këto ide nuk duhet ti konsiderojmë si përfundimtare” – u shpreh analisti politik, Petar Arsovski.
Sipas Arsovskit, pas zotimit të kryeministrave se do ta zgjidhin çështjen, ka mbetur të definohet se si do të gjendet zgjidhje, nëse do të ndërtohet konensus i brendshëm apo do të shkohet me plebisshit të llojit të referedumit.
Ndryshe pas takimit të tij në Athinë dhe Shkup, mediatori Nimic deklaroi se ka vërejtur vullnet politik për ta tejkaluar kontestin tek të dyja palët dhe se qëndrimet e tyre mjaftueshëm janë përafruar. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
