Petre Shillegov, llogaridhënie për menaxhimin e Shkupit

03.02.2018 14:29

Rritja e buxhetit vjetor për mbrojtjen e mjedisit jetësor.....

Rritja e buxhetit vjetor për mbrojtjen e mjedisit jetësor, realizimi i masave afatëshkurta dhe ato afatëgjate për uljen e ajrit të ndotur, transporti publik falas dhe administratë  e cila punon deri orën 19 e 30 në mbrëmje, janë disa nga punet më të sukseshme të realizuara nga kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shillegov brenda 100 ditëve të udhëheqjesë së tij me kryqytetin.

Në llogaridhënien Shillegov u ndal edhe gjelbërimin e hapësirave të qytetit si dhe proektet e realizuara në fushën e sportit, kulturës, arsimit, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbrojtjes sociale.

“U zotuam të përmirësojmë gjendjen e mjedisit jetësor, të bëjmë qytet funksional për të gjithë kategorit e njerzëve i sigurt për rritjen e fëmijëve dhe i qetë për të pensionuarit. Këto 100 ditë punuam me përkushtim, ndeshmëri,përgjegjësi duke përcjellur nevojat  dhe interesat e qytetarëve” – tha Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shillegov.

Si pjesë e sukseseve brenda 100 ditëshit Shillegov e përmendi edhe ndalesën e ndërtimit të 95 fasadeve barok të cilat duhej të ndërtoheshin  gjatë këtij viti dhe transferimin e këtyre mjeteve për ndërtimin e fasadave shkollore me efikasitet energjetik.

Shillegov premtoi se çmimi i i ujit asnjëherë nuk do të rritet për të ndërtuar stacionin filtrues të ujit në Shkup dhe u shpreh i gatshëm që të mos e respektoj vendimin e Komisionit Rregullator Energjetik për të rritur çmimin e ujit.

“Menaxhimi dhe mirëmbatja e 2 sistemeve të kolektorit që duhet të kalohet  këtë vit në kompetencat e Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi” do të kushtoj 100 milion denarë, mjete të cilat do të gjinden vetëm nëpërmjet menaxhimit të mirë të ndërmarrjes dhe ndalesësë së shpenzimeve joproduktive. Unë jam i gatshëm të paguaj dënimin” – u shpreh Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shillegov.

Shillegov tha se udhëheqësia aktuale e Qytetit si asnjëherë më parë ka arritur të shkurtoj shpenzimet joproduktive të cilët janë bërë në të kaluarën dhe të rrisë transparencën  e qytetit të Shkupit. (Rexhep Qamili, TVM2)