Ekologji, autoritetet me masa afatgjate për uljen e ndotjes
Niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytete tjera të vendit....

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytete tjera të vendit, është shqetsim i qytetarëve por edhe institucioneve.
Përveç masave të drejtëpërdrejta gjat ditëve me nivel të lartë të ndotjes, si transporti publik falas, reduktimi i shfrytëzimit të automjeteve nga ana e institucioneve, apo ndërprerja e aktiviteteve ndërtimore.
Autoritetet disa here kane theksuar qe parashihen edhe masa afatgjate të cilat pritet të realizohen gasifikimi, ndërtimi i transportit hekurudhor urban në kryeqendër, vendosja e filtrave ekologjik në institucione, si dhe caktimi i pikave të parkimit për veturat e qytetarëve të cilët vinë në kryeqendër nga qytetet tjera.
“Tanimë punojmë për gjelbërimin dhe fillimin e gasifikimit, që janë pjesë e masave të këtij viti që në periudhë afatmesme do të japin rezultatin që e presim. Edhe ministri iAmbientit Sadulla Duraku dite me pare tha qe Minsitria e ambientit dhe qeveria po marrin masa konkrete për uljen e ndotjes së ajrit” – tha Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shillegov.
“Është kyçur kjo qeveri dhe kjo ministri që të ndërmerr hapa konkret duke ndarë 20 miljon euro për blerjen e filterëve dhe vendosjen në disa institucione, për pastrimin e ajrit” – u shpreh Minsitri i Ambientit, Sadulla Duraku.
Me qëllim të rritjes së sfrytëzimit të transportit urban, qeria parasheh aplikimin e transportit hekurudhorë lokal në Shkup.
“Parashihet ndërtimi i katër krahëve të hekurudhës në Shkup, edhe atë Zelenikovë, Draçevë, Lisiçe, Pinti, 11 tetori, që arrinë 24,5 kilometra. Krahu i dytë Milladinovci, Ilinden, Maxhari, në gjatësi prej 18,7 kilometrash. Krahu i tretë në drejtim të Hekuranës, Shkup veri, Gjorçe Petrov, Saraj, Radush,në gjatësi prej 32,6 kilometrash. Dhe ndërtimi i hekurudhës së re nga Milladinovci drejt Petrovecit, në gjatësi prej 5 kilometrash” – deklaroi Ministri i Transportit, Goran Sugarevski. .
Sipas autoriteteve te vendit si ne nivel lokal po ashtu edhe ato ne nivel qendrore situata me nivelin e ndotjes po ndiqet me vemendje, pa anashkaluar madje edhe thirjet per bashkepunim edhe te sektorit civil, i cili ka qenë i zëshëm në kërkesat për marrjen e masave për uljen e ndotjes, përfshi edhe protestat e fundit para qeverisë, apo protestat në Tetovë me kërkesën për vendosjen e filtrave ekologjik nga ana e kombinatit Jugohrom. (Gyltene Sinani, TVM2)
