Iku koha e gabimeve në tekstet shkollore, Ademi: Mësimdhënësit të paraqesin gabimet
Ndryshimet në Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm do të mundësojë evitimin....

Ndryshimet në Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm do të mundësojë evitimin e të gjitha gabimeve të konstatuara në tekstet shkollore.
ZvMinistri i Arsimit Arbër Ademi thote se sipas ligit nëse një teskt i aprovuar ka nevojë të plotësohet apo korigjohet shërbimi pedagogjik do të kërkojë nga autorët të propozojnë ndryshime dhe plotësime të tekstit shkollor në afat prej 30 ditëve nga parashtrimi i kërkesës.
Ai më tej shton se shërbimi pedagogjkik më pas krijon komision që të jep mendimin e tij në aderesë të shërbimit pedagogjik në afat prej 15 ditësh lidhur me propozimet për korigjim ose plotësim të tekstit shkollor.
Në bazë të saj MASH sjell aktvendim se a do të vlejë leja për përdorimin e atij teksti shkollor apo botuesi duhet të botojë shtojcë. Me ndryshimet ligjore teksti mund të tërhiqet nga përdorimi nëse 30 % e përmbajtjes së tij ka gabime.
“Flasim për gabime plotësime dhe korigjime deri në nivelin 30 % të tekstit shkollor.Por ligji ekzistues parasheh nëse një tekst shkollor nuk përmbush qëllimet shkencore profesionale metodologjike apo nuk është në përputhje me planet dhe programet mësimore atëherë do të tërhiqet nga përdorimi” – tha zv.ministri i Arsimit, Arbër Ademi.
Ademi u bëri thirrje mësimdhënësve që gabimet e konstatuara ti paraqesin deri te shërbimi pedagogjik në mënyrë që sa më shpejt të përmirësohen.
“Pres nga të gjitha palët mësimdhënësit të gjithë të tjerët të cilët sahohin dhe konstatojnë se ka gabime dhe lëshime të caktuara të njejtën ta paraqedsin te shërbimi pedagogjik dhe së bashku nëpërmjet një procesi inkluziv ku të gjithë janë të përfshirë të ndërrmarin hapa konkrete në drejtim të përmirësimit të teksteve shkollore” – deklaroi zv.ministri i Arsimit, Arbër Ademi.
Disa prej librave në të cilat janë evdientuar gabime përmbjatësore përkthime joadekuate janë librat e historise ,gjoeografisë shoqërisë dhe muzikës. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)
