Nimic për EuroNews kontesti rreth emrit po shkon drejt zgjidhjes
Kontesti rreth emrit i Maqedonisë me Greqinë po shkon drejt zgjidhjes shprehet optimist ndërmjetësuesi Metju Nimic....

Kontesti rreth emrit i Maqedonisë me Greqinë po shkon drejt zgjidhjes shprehet optimist ndërmjetësuesi Metju Nimic.
Ai në një intervistë për Euroneës thekson se Athina dhe Shkupoi bisedojnë rreth propozimit të tij të cilin ai ua ka treguar.
Unë propozova pesë mundësi, dhe gjithashtu theksova se ato nuk janë ekskluzive, por palët mund ti kenë idetë e tyre dhe ti prafrojnë ato.
Sipas Nimic bisedimet duhet të fokusohen për ndryshim të emrit me parashtresë gjeografike, por pa cenuar identitetin
“Mendoj se çështja rreth identitetit është shumë me rëndësi për fqinjin verior: për to është zgjidhje ajo që nuk do ta ndryshon apo nuk do ta rrezikojë prejardhjen e tyre. Çdo popull, çdo komb ka ndjenjë për identitetin e vet. Shumë vështirë do të pranohet diçka që do ta prishte atë. Çështjet të cilat janë pjesë e bisedimeve duhet të ndërlidhen me emrin e shtetit. Zgjidhja e çështjes së emrit nuk duhet të ndikoj në identitetin e njerëzve. Besoj se është e mundur zgjidhje e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët” – tha ndërmjetësuesi i BE-së për emrin, Metju Nimic.
Nimic shton se ekziston vullnet i mirë nga të dyja palët, ndërsa sipas tij ky është moment i mirë për arritje të zgjidhjes të kontestit të emrit.
“Nuk kemi ndonjë afat të përcaktuar. Unë nuk mund të propozoj afate të përcaktuara, përshkak se jam ndërmjetsues. Gjithashtu asnjëra palë nuk mundet të vendos ultimatum për arritje të zgjidhjes deri në një datë të caktuar. Ne atë nuk e bëjmë, me të vërtetë besoj se kemi gjasa për të arritur zgjidhje. Mendoj se të dy vendet e kanë kuptuar se kjo është koha e duhur për zgjidhje të kësaj çështje” - tha ndërmjetësuesi i BE-së për emrin, Metju Nimic.
Ndërkohë shefi i diplomacisë greke Nikos Koxijas përmes një kumtese ka njoftuar se në mënyrë të rreptë i ka thënë ndërmjetuesit Nimic se ai nuk është kompetent të flasë se cila është politika e Athinës, e as ta përshkruaj, edhe atë në mënyrë të gabuar.
”Kisha bisedë të gjatë me përfaqësuesin personal të Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, me zotëri Nimicin, i cili u kthye nga Shkupi. Qartë dhe ashpër i bëra të ditur se nuk është kompetent të flasë cila është politika e Athinës, e as ta përshkruajë, edhe atë në mënyrë të gabuar”, kumton Nikos Koxijas duke shtuar se negociatat duhet të zhvillohen në bazë të asaj që është dakorduar në Davos, por edhe në bazë të qëndrimeve që përputhen. (Ersan Pajaziti, TVM2)
