Agjencioni “Fitch”, Maqedonia ka rejting kreditor pozitiv
Stabilizimi politik dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndërkombëtare...

Stabilizimi politik dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka ndikuar që Agjencioni Fitch të ndryshoj vlersimin e rejtingut kreditor të Maqedonisë prej në negativë në pozitiv.
Agjencia “Fich” e vlerësoi vendin me BB pozitiv. Në përmirësimin e vlerësimit në veçanti janë përmendur edhe Plani 3-6-9 i Qeverisë, rezultatet e zgjedhjeve lokale si konfirmim i mandatit për reforma dhe aktivitetet e PSP-së rreth bisedave të përgjuara. Më tej, nga ‘Fitch’ thonë se sinjalet diplomatike rreth zgjidhjes së çështjes së emrit janë pozitive dhe pritet rekomandim pozitiv nga KE-ja dhe fillimin e negociatave gjatë vitit 2018.
Rivlerësimi në pozitiv, poashtu i reflekton vlerat e deficitit buxhetor që në vitin 2017 ka qenë 2,7% nga BPV-ja, përkundër deficitit që në ribalansin e buxhetit ishte vlerësuar të jetë 2,9%. Sipas vlerësimeve të ‘Fitch’, në vitin 2017, borxhi shtetëror arrin 39,2% nga BPV, ndërsa borxhi publik është 47,4% nga BPV, që përfaqëson uljen e parë vjetore të borxhit publik, pas rritjes së vazhdueshme 9-vjetore prej 23% nga BPV në vitin 2008.
Fitch theksojnë se ekziston klimë e mirë e biznesit, por papunësia vazhdon të mbetet e lartë. Agjencioni Fitch pret që rritja ekonomike për këtë vit të jetë 3.1%, ndërsa në vitin 2019 3.3%.
Gjithashtu nga Fitch theksojnë se do të ndikoj pozitivisht implementimi i politikave për konsolidim fiskal, por paralajmëlrojnë se rejtingu kreditor mund të jetë i rrezikuar nga një përseritje eventuale e jo stabilitetit politik. (Ersan Pajaziti, TVM2)
