Komisioni evropian, paralajmëron ulje të çmimit të roamingut për Ballkanin perëndimor
Ulja e çmimit të roamingut në Ballkanin perëndimor paralajmëron këtë vit Komisioni Evropian....
Ulja e çmimit të roamingut në Ballkanin perëndimor paralajmëron këtë vit Komisioni Evropian.
Eurokomesarja Maria Gabriel në takimin me ministrin për shoqeri informatike dhe administratë të Maqedonisë Damjan Mançevski e njoftoi atë me konkluzionet e operatorëve të telekomunikimit nga rajoni se janë të interesuar dhe të gatshëm për të gjetur masat e sakta për të ulur çmimin e roamingut në rajon.
Plani me aktivitetet të detajuara dhe afatin kohore për realizim do të prezantohen në mesin e këtij viti.
“Procesi nuk do të jetë i lehtë sepse në të do kyçen të gjithë operatorët dhe institucionet relevante për këtë punë, mirëpo nëse egziston vullnet politik dhe nëse ndërmiren masa konkrete, besoj se do të arrijmë që bashkërisht të realizojmë këtë qëllim” – tha eurokomesarja, Maria Gabriel.
“Do të dalim me plan konkret për kyçjen e vendeve të ballkanit perendimor me iniciativën evropiane për roamingun falas. Kjo është diçka për të cilën gjatë kohë u angazhuam” – deklaroi Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski.
Qyteti i Shkupit për herë të parë në muajin prill është nikoqir i ”Samiti Digjital” i cili në fokus do të jetë bashkëpunimi i vendeve të rajonit për uljen e çmimit të roamingut. (Rexhep Qamili, TVM2)
