Maqedonia dhe Shqipëria, nënshkrujnë marrëveshje për luftë kundër terrorizmit dhe kriminalitetit
Ministrat e punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Shqipërisë....

Ministrat e punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është përforcimin i bashkëpunimit policor në luftën kundër terrorizmit dhe finansimit të terrorizmit, fillimisht përmes shkëmbimit të informatave për individ dhe grupe të përfshira në aktivitete të tilla, si dhe realizim të operacioneve të përbashkëta.
Dy ministrat Oliver Spasovski dhe Fatmir Xhafaj, kanë vlerësuar se dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe në të ardhmen ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë.
“Kjo është një sfidë globale me të cilën tani pëerballen shtetet në rajon dhe botë. Kjo mund të luftohet nëpërmjet dy aspekteve. I pari është aspekti preventive ndërsa i dyti aspekti represiv. Kjo është mundësia që të bashkëpunojmë dhe ti përmbushim këto dy aspekte, të punojmë në mënyrë preventive dhe gjithashtu të punojmë edhe elementin represiv të mbrojtjes së qytetarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë” – tha Ministri iPunëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski.
Ndërkohë Ministri Xhafaj tha se nuk ekziston asnjë kontest i hapur mes ministrive të dy vendeve duke shtuar se bashkëpunimi mes policive të dy vendeve, do të mund të shërbej edhe si model për gjithë rajonin.
“Nësë doni një lajm për sot mund t’ju them se nuk kishim asnjë çështje ku ndaheshim, ishin të gjitha çështje që kishim dakordësi shumë të mirë midis nesh. Ju e patë që në këtë kohë të shkurtër u diskutuan shumë çështje, çështje të cilat I parashtroi në mënyrë të shkëlqyer zoti ministër, kishim dakordësi për të gjitha këto çështje, për bashkëpunimin që kemi dhe bashkëpunimin që duhet ta ndërtojmë dhe nuk kishte se sit ë ishte ndryshe për shkak se kjo ishte produkt i atij raporti të shkëlqyer që ekziston mes dy vendeve, dy qeverive dhe dy popujve.” – u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes , dy ministrat paralajmëruan edhe angazhimin e tyre aplikimin në projekte të përbashkëta për thithjen e fondeve evropiane për forcimin e kapaciteteve të sigurisë së dy vendeve. (ersan Pajaziti, TVM2)
