Deponia në lagjen e poshtme të Tetovës, Xhaferi: Mungesë e vetëdijes qytetare, Arifi: Së shpejti do të pastrohen, do ketë inspektime
Deponit e egra janë bërë një problem i madh në komunë e Tetovës...

Deri sa komuna e Tetovës pretendon se të gjitha deponit e egra në qytet janë zgjidhur parcialisht. Ndërkohë siç shihet prapa meje një deponi tjetër e egër është krijuar pikërisht në lumin Shkumbin në lagjen e poshtme të qyteti të Tetovës. Ndërkohë përveç mbeturinave të shumta këtu rrezikohet edhe shëndeti i fëmijëve të cilët çdo ditë ballafaqohen më mbeturinat.
Nga shoqata për ekologji Eko guerilla shprehen se shkak për këtë është vetëdija e qytetarëve por ata duhet ti ndëshkon dikush . Sipas Arianit Xhferit komuna e Tetovës deri më tani nuk ka bërë as gjë për të parandaluar deponit e egra që krijohen kohët e fundit në territorin e komunës së Tetovës.
“Vetëdija qytetarë sigurisht ka të bëj, nëse vetëdija qytetare nuk aktivizohet automatikisht dikush duhet të aktivizoj qoftë përmesë detyrimeve qoftë për mesë gjobave seksioneve të ndryshme. Këtu kemi një situate me autoritetet të përgjumura edhe pse më herët i kemi alarmuar si problem nuk kanë ndërhyrë , ata edhe më tej lejojnë që të rriten këto deponi , përderisa nuk ndërhynë dhe ti gjejnë fajtorët dhe ti gjobiten ata” – tha Arianit Xhaferi nga “Eko Guerilla”.
Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, ndërkohë thotë se në atë pjesë të qytetit do të merret masa shumë shpejtë për pastrimin e mbeturinave dhe do të shtohen edhe inspektimet. Arifi shprehet se edhe qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm “Normalisht me fillimin e pranverës bëjmë pastrimin e rregullt dy herë vjet të lumenjve do të bëjmë edhe këtë vit. Në të njëjtën kohë do të rrisim masat inspektuese për arsye se normalisht njerëzit duhet të kenë kujdes për sa i përket ambientit , dhe jemi duke lobuar edhe në UEND- për sa i përket shtratit kompletë të lumit të Tetovës. Ne aty përveç inspektimit do bëjmë edhe intervenim për sa i përket pastrimit, sa i përket mirëmbajtjes edhe kontrollet do I risim dhe kërkojmë që edhe qytetarët të jenë më të kujdesshëm” – tha kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Përndryshe deponit e egra janë bërë një problem i madh në komunë e Tetovës. Sipas informatave, deponia është krijuar muajin e fundit nga banorët e një lagjeje rome që jetojnë në bregun e lumit Shkumbin konkretisht tek lagjja Dardani. (Visar Sadiki, TVM2)
