VMRO – DPMNE, Shilegov s’arriti të realizoj asnjë projekt kapital

03.02.2018 20:03

VMRO-DPMNE, 100 ditëshin e parë të Shilegovit e vlerësojnë si dështim....

VMRO-DPMNE, 100 ditëshin e parë të Shilegovit e vlerësojnë si dështim, gënjeshtër dhe partizim të administratës publike.

Gjatë 100 ditëve të para, sipas VMRO-së,  Shilegov nuk arriti të realizoj asnjë projekt kapital, gjatë mandatitit të tij Shkupi u bë qyteti më i ndotur në botë, ndërsa tentoi që të shtrenjtoj ujin për shkupjanët.

“Puna më e madhe për të cilën do të mbahet mend Shilegov në 100 ditet e para të tij është përpjekje që nëpërmjet një dere të vogël, të sjellë shtrenjtim të çmimit të ujit për shkupjanit për mbi 30%. Gjatë kohës kur ishin në opozitë kërkonin 30% çmim më të ulët të ujit, por në kohën kur është në pozitë, në 100 ditët e para të tij tentoi që të rritë çmimin e ujit për 30%. Për shkak të presionit të opinionit, uji nuk u shtenjtua” – tha Svetllana Kollariq nga VMRO-DPMNE.