Familja Sallai me shtepi të re

04.02.2018 16:03

Jeta ndonjëher të buzëqesh edhe aty ku skamja dhe varferia vën vulën e saj te shëmtuar....

Jeta ndonjëher të buzëqesh edhe aty ku skamja dhe varferia vën vulën e saj te shëmtuar, kështu ka ndodhur edhe në familjen Sallai. Xhejlanja dhe  2 femijet e saj te cilet belbezonin mes trishtimit dhe skamjës që ju kishte pllakosur në një shtëpi ku nuk kishte kushte  minimale për jetë.

Një pamje krejtësisht tjetër dhe një shpresë e lindur për fëmijët e familjes Sallai.

Nuk kam fjalë ta përshkruaj lumturinë time, as të fëmijëve, thote kryefamiljarja Xhejlanja e cila i falenderon  të gjithë ata që i kane ndihmuar.

Jemi shume te gezuar, pasi vitin 2017 ne u futem në shtëpin e re shpreh gezimin e saj Xhejlanja  nënë  e dy femijeve. Nuk mund ta besoj. Po gëzohem për fëmijët e mi që sot po i shoh kaq të lumtur. Falenderoj te  gjithë ata që kontribuuan për ne, që fëmijët e mi sot të kenë një shtëpi që as në ëndërr s’e kemi parë.

“Për mua ishte dicka e papritur e pa besueshme, kam pritë se do të bëhet kam shpresu ama për 5 ditë nuk kam besu aspak , per 5 ditë u be edhe fal shoqatës jetimat e ballaknit , ata kanë dhën jashtezakonishtë kotributë, shumë, shumë tepër, më shumë se gjysma e të hollave jane dhën nga ata, kjo për mua është  diçka, do Zoti i shpërbleftë të gjithë, të gjithë, të gjithë” – tha  Xhejlane Sallai.  

Thirjes për ndihme iu përgjigjen shumë donator, të prekur nga historia  familjes  ku secili dha kontributin e tij të vyer për të ndryshuar sado pak jetën e ketyre  nevojtarëve. Të kthehemi dhe le ti përkujtojmë shikuesit lutjen e saj drejtuar shikuesve kohë më parë , dëshira e vetme  që shpalosi para kamëres sonë ishte që femijëve t ju siguroj një dhomë të sigurtë.

Besoj qe kane me ndihmu kush sa mundet kupotohete bile per nje dhome , azgje me shume” – tha  Xhejlane Sallai.

Ndonëse e kishin pritur aq shumë këtë cast dhe ishin përgaditur hollësisht për një bisedë të gjatë për të shprehur urata dhe falënderime pë ata që po bëne  realitet ëndrrën e kahmotshme të tyre, mezi arritën të shprehen nga emocionet.

“As një send që duhet për një familje nuk më mungon , edhe pasi kmemi dal ne banes akoma ka pas njerëz që kanë ardhë na kanë sjell gjithçka” – tha Xhejlane Sallai.   

“Falemiderit shume ata qe me kane ndihmuar Zoti i shperblefte” – tha Amira Sallai.  

Fati është tej mase i rëndësishëm në jetë duhet të kujtojm të jemi mirënjohës për të gjithë ato që kemi, për të gjitha mundësit që na janë dhën dhe për të gjitha ënderat që guxojm të ushqejm.

Për të gjithë ne nuk ka asnjë llogari që mund të bëjm , sepse kur shohim buzqeshjen në fytyrat e femijeve gjithcka e shumezojm me zero. (Hamide Ibrahimi, TVM2)