Transporti publik në Shkup, qytetarët ankohen për pritje të gjata

04.02.2018 16:35

Në rrethana kur autoritetet e lokale dhe qëndrore të vendit apelojnë që qytetarët të shfrytëzojnë sa më tepër transportin urban...

Në rrethana kur autoritetet e lokale dhe qëndrore të vendit apelojnë që qytetarët të shfrytëzojnë sa më tepër transportin urban në vend të veturave private për shkak të nivelit të lartët ë ndotjes, qytetarët e komunës së Çairit, Shutkës, por edhe komunave tjera të rrethit të Shkupit ankohen për pritje të gjata në stacionet e autobusëve.

Ata thonë se duhet të ketë në qarkullim më tepër autobus por edhe linja të reja.

 “Shumë rrall ka këtu 35 , 9, 19 duhet më shpesh sepose jemi nevojtar presim sepse ajo është për qytetarët dhe nuk janë për të ndejt” – tha një qytetar.

“19 qe 20 min po shkruan, tash mirë se e kanë bërë dhe 20 por ka mungesë” – thotë një qytetar tjetër.

“Unë pres më shumë se gjysë ore, atje ku jetojmë ne, ka mungesë shumë të madhe dhe vetëm për nxënësit, për qytetarët e këtij qyteti nuk ka autobusë, ka mungesë të madhe të autobusëve, a pse jemi shqiptarë, apo çka është puna nuk e dijmë, por ka mungesë” – u shpreh një qytetar tjetër i intervistuar nga TVM2.

“Pres 10 minuta, ka shumë mungesë dhe duhet të ketë më shumë autobusë në qarkullim” – deklaroi një qytetar

“Ndonjëherë ka autobus, ndonjëherë nuk ka rregullisht” – u shpreh një tjetër qytetar.

SHOFERËT E AUTOBUSËVE, QYTETI I SHKUPIT KA REDUKTUAR AUTOBUSËT

Ndërkohë shoferët e autobusëve thonë se problemi qëndron tek qyteti I Shkupit, i cili ka dhën urdhër për reduktimin e autousëve.

“Ju kisha bërë apel popullatës që mos të na akuzojnë ne shoferët e autobusëve  dhe mos të mendojnë se ne jemi fajtor që nuk i transportojmë … kemi kërkesa tek qyteti Shkupit që të na kthejnë  minutat para 2017 që të ketë çdo 7 minuta autobus që edhe popullata të jenë të kënaqur dhe të ketë mbingarkesë, si për ne, por edhe për ata është keq. Linja të reja ka nevojë mundet të ketë dhe linja të reja. Ne me autobusët që transportojmë janë pak” – u shpreh një shofer autobusësh.

“Qytetarët mendojnë që ne jemi fajtor se ne nuk dojm ti bartim. Ne ekzistojmë prej 26 viteve, por me sistemin e ri të qytetit të Shkupit, linjat janë shkurtuar. Popullata është në rritje dhe nuk mund ti bartim udhëtarët. Rruga “Qemal Sejfullah” ka nevojë shumë, ka shumë ndërtesa por nuk ka asnjë autobus që kalon andej. Ne si transportues na konvenon sistemi i vjetër sepse kemi patur çdo 7 minuta  autobus dhe kemi qenë çdoher në kohë” – deklaroi një tjëtër shofer autobusësh.

Qytetarët poashtu vazhdojnë të ankohen se kartelat elektronike për udhëtim me autobusët e transportit urban vazhdojnë të paraqesin problem pasi të pakta janë pikat e mbushjes. (Rexhep Qamili, TVM2)