Këshilli për reforma, Najçevska: Përbërja e paralajmëruar e pakuptimtë
Përbërja e re e e Këshillit të Reformave e cila u paralajmërua nga ana e kryeministrit Zoran Zaev....

Përbërja e re e e Këshillit të Reformave e cila u paralajmërua nga ana e kryeministrit Zoran Zaev është e pakuptimtë, vlerëson ekspertja juridikie Mirjana Najçevska.
Sipas saj meqe karakteri I funsionimit te keshillit eshte reformator, kjo perberje, personat te cilet po udheheqin me insitutcionet gjyqesore, duke filluar nga kryetaret e gjykatave e deri tek udheheqesit e keshillit gjyqesore actual, nuk mund ti realizoje reformat,sepse dei me tani ka mbrojtur nje sistem korruptiv te funksionimit te gjyqesorit.
“Antarësimi në një Këshill të tillë që duhet të ndjek reformimin e sisitemit gjyqësorë nga ana e personave që kanë sjellur në këtë situate sistemin gjyqësorë,që ishin vlerësuar nga ana e shumë organizatave dhe raporteve ndërkombëtare si strukturë që prodhon dhe mbron korrupsionin me të vërtet është e pakuptimtë. Bëhet fjalë për asi lloi të reformave sistemore dhe të thella e cila duhet të sigurojë lirim nga gjithë ajo që paraqistë ndërtim të sistemit korruptiv në 11 vite paraprake, por kjo assesi nuk mund të bëhet me kuadrot e njejta që vetë e ndërtuan atë sisitem” – tha ekspertja juridike, Mirjana Najçevska.
KËSHILLI PËR REFORMA, MAKSUTI:QEVERIA ËSHTË PËRGJEGJËSE PËR PUNËN E SAJ
Sipas profesorit universitarë Mersim Maksuti, efektet te cilat do te dalin nga puna e metutjeshme e keshillit I bie drejtperdrejte nen pergjegjesine e qeverise.
“Janë emëruar persona të caktuar,njërëz të cilët janë drejtues të institucioneve në gjyqësorë,me vet faktin që këto persona duhet nesër drejtëpërsëdrejti të zbatojnë reformat në praktikë dhe kjo është arsyeja e pse janë emëruar në këtë Këshill. Kjo është barrë e përgjegjësisë që bie vet mbi qeverinë , çka do të ndodhi dhe si do të realizohen ato është vetë Qeveria përgjegjëse për këtë punë” – u shpreh profesori universitarë,. Mersim Maksuti.
Ditë më parë Kryeministri Zaev informoi se në Këshillin e reformave ekziston mundësia të përfshihen edhe kryetarët e Gjykatës Supreme dhe asaj Penale, të Prokurorisë Publike dhe Speciale, nga një përfaqësues të gjykatës së apelit, shoqatës së gjykatësve, të Odës së Avokatëve, ekspertë të fushës, etj.
Zaev ksihte deklaruar se në këshill patjetër duhet të ketë përfaqësim të gjykatës supreme, pa marrë parasysh nëse do të ndërrohet ose jo kryetari i saj Jovo Vangellovski.
Për shkak të disa mosmarrëveshjeve brenda Këshillit për reforma pranë Ministrisë së Drejtësisë e cila solli edhe Strategjinë për reforma, i njejti pushoi së ekzistuari. Këshillin ri emrat e të cilëve do të dihen së shpejti do ta kryesojë Kryeministri Zoran Zaev. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
