MSH, masa për zvoglimin e vdekshmërisë së foshnjave

04.02.2018 18:07

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Fondin e Popullësisë të Kombeve të Bashkuara....

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Fondin e Popullësisë të Kombeve të Bashkuara këtë vit do të tentoj përmes realizimit të një sërë masashë të përforcoj kujdesin dhe trajtimin mjekësor të foshnjave të sapolindur dhe të lehonave dhe të zvogloj numrin e vdekshmërisë së tyre në maternitet, paralajmëroi numri “një” i shëndetësisë Venko Filipçe. Parashikohet të bëhen trajnime të shumta të personelit mjekësor, edukimi i grave shtatëzana kryerja e kontrollave të nevojshme dhe në kohë, furnizimi i të gjitha materniteteve  të vendit me ilaçet e nevojshme shpëtuese të jetës për lehonat dhe foshnjët, si dhe punësime të reja.

“Në masat e parashikuara afatshkurta që do ti realizojmë në 3 muajt e ardhshme është reshikimi i udhëzimeve për trajtimin e gjakëderdhjes së lehonave pas lindjes, përpilimi i udhëzimeve të reja për mbyqyrjen e rasteve të rrezikshme në shtatëzani, trajtime të reja për sepsën si dhe udhëzime tjera për trajtimin e tensionit të gjakut të nënës të kombinuar me nivele të larta të proteinave të gjakut” – u shpreh ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË PËRGËNJESHTRON ZHDUKJEN E FOSHNJËS TË SAPOLINDUR

Ministri i shëndetësisë Filipçe hodhi poshtë edhe  shpekulimit e fundit se në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusheri në Shkup mbrëmë është zhdukur, mungon ose zëvendesuar një foshnje e sapolindur. Njëherit kërkoi nga gazetarët që të bëjnë më shumë kujdes me publikimin e dëshmive të rejshme të individëve.

“Unë bëjë thirrje të gjithë gazetarëve  dhe mediave që para publikimit të çdo lajmi senazional në lidhje me shëndetësin e që nuk korespodon fare me realitetin fillimisht të konsultoheni me menaxhmentin e klinikës përkatëse, personat për marrdhënie me publikun në ministrinë e shëndetësisë ose personalisht me mua, sepse lajmet e patvërteta e humbin besimin në sistemin tonë shëndetësor” – tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në Klinikën e Gjinekologjiës dhe Akusheri në Shkup parashikohet të realizohen prej 3.500 deri më 4.000 lindje për çdo vit, ndërsa në praktik realizohen mbi 6.000 lindje në vit.

Filipçe gjithashtu tha se shumë shpejtë do të publikohet vendimi nëse ndërtimi i Qendrës së re Klinike do të vazhdojë ose jo në vendin e paraparë ose i njëti do të dislokohet tërësisht. (Rexhep Qamili, TVM2)