Viktoria Nuland për vizitë në Maqedoni
Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike Viktoria Nuland sot do të qëndrojë në Shkup……..

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike Viktoria Nuland sot do të qëndrojë në Shkup.
Nuland do të pritet nga presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, ndërkaq do të ketë takim me kryeministrin Nikolla Gruevski, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.
Sipas paralajmërimeve do të ketë takim edhe me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe me liderët politik për rrugën euroatlantike të Maqedonisë, si dhe për çështje tjera me interes të përbashkët.
Vizita është në kuadër të turneut të saj në vendet nga rajoni dhe Evropa, e cila fillon me Forumin e sotëm në Dubrovnik për Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhënie transatlantike. Nuland në ditët në vijim do të qëndrojë në Podgoricë, Tiranë, Prishtinë, Beograd, Londër dhe Bruksel.
Nulad në Ambasadën e SHBA në Shkup do të takohet me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, kumtoi partia.
