Tetovë, rreshjet e shiut, probleme infrastrukturore në disa fshatra
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme infrastrukturore në disa fshatra të komunës së Tetovës....

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme infrastrukturore në disa fshatra të komunës së Tetovës. Puroji mesë Shipkovicës dhe Brodecit përsëri ka dal në rrugë duke vështirësuar kalimin e lirshëm të banorëve.
Kryetari i BL, të fsh,Brodec shprehet se kjo pjesë pa ndërtimin e urës nuk ka zgjidhje. Ai thekson se bashkësitë lokale të fshatrave që gravitojnë në këtë pjesë kanë bërë kërkesë deri tek komuna e Tetovës, për ndërtimin e urës por ende nuk kanë përgjigje.
“Prej vitit 2015 nuk është marrë as një masë konkrete që të rregullohet nga lartë ti rregullohet shtrati dhe të bëhet një urë rrugën ku kalojmë ne. Ne kemi bërë kërkesë disa herë nuk është marrë parasysh kërkesa jonë e as që përgjigjja nuk është kthye. Që do të thotë se pa urë kjo punë të rregullohet, mbrëmë vetë është bllokuar dhe vetë është liruar” – tha kryetari i BL fsh. Brodec, Bashkim Fejzullahi.
“Problemi është shumë i madh, veçanërisht për fshatrat malorë që janë këtu lartë, kohë dimri është ka s’mundej me raste kritike nuk mund të kalohet se në befasi kjo vinë. Urë duhet të ndërtohet se 100 herë kërkohet të ndërtohet ura 100 herë kërkohet ura vetëm premtime dhe asgjë” – tha një banorë i intervistuar nga TVM2.
Ndërkohë në fshatin Poroj si pasojë e reshjeve të shiut është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit.
“Dëmet janë të mëdha, për momenti jemi këtu ku ka rrëshqitej të dheut dhe bllokimi i rrugës që lidhet me fshatin Xhermë. Dëme ka edhe nëpër fushë,përmbytje,dhe ura që është poshtë edhe ajo është e dëmtuar, dhe dëme tjera nuk e di, por rrjeti i ujësjellësit na është dëmtuar komplet” – tha kryetari i BL, fsh.Poroj, Sulejman Ramadani.
Edhe në rrugën e Banjës së Tetovës ka problem siç po shihet prapa meje një sasi e konsiderueshme e dheut dhe gurëve kanë rrëshqitur dhe kanë bllokuar rrugën. Banorët kërkojnë që të ketë së paku rrjetë mbrojtës që mos rrezikohet jeta e tyre.
“Shikoni duhet të mirëmbahen ato,është në rregull krejt rruga tani sa është ndërtuar por duhet mirëmbajtje . Po jemi të rrezikuar, kërkojmë që të pastrojnë dhe të vendosin mbrojtëse” – tha një banorë.
Nga komuna e Tetovës shprehen se kanë intervenuar në ato pjesë ku gjendja ka qenë më kritike. Ndërkohë sa i përket urës që duhet të ndërtohet në rrugën Shipkovicë –Brodec, ata shprehen se me fillimin e punimeve në pranverë do punohet edhe në atë drejtim.
“Është intervenuar fillimisht në rrugën e Banjës,aty ka pasur rrëshqitje të dheut dhe shkëmbinjve është intervenuar gjatë mbrëmjes deri në orët e mëngjesit edhe në rrugën që lidhë fshatin Shipkovicë dhe Brodec. Ka pasur një dëmtim të urës në fshatin Puroj, ajo ura ka qen vetëm për këmbësorët e cila do të sanohet Brenda këtyre ditëve .Si sektor e kemi future në projekt këtë vit por kurrë do të fillojnë punimet ndoshta diku në mars ku priten të fillojnë shumë projekte të rrugëve dhe urave dhe projekteve tjera kapitale të cilat i ka paraparë komuna e Tetovës” – tha Blerand Rexhepi nga Sektori për Veprimtari Komunale
Problem më të vogla ka pasur edhe në komunën e Zhelinës dhe Tearces por në ato pjesë është intervenuar dhe situata është normalizuar. (Visar Sadiki, TVM2)
